Fjalimi gjatë marrjes së “Topit të Artë”, Messi dedikim për Lewandowskin

schedule22:12 - 29 Nëntor, 2021

schedule 22:12 - 29 Nëntor, 2021

Leo Messi ka marrë “Topin e Artë” për të shtatën herë, ndërkohë që në fjalimin e tij nuk mungoi edhe një dedikim për Robert Lewandowski.

Sulmuesi i Bayern Munich ishte rivali kryesor për argjentinasin dhe u rendit i dyti, para Jorginho që fitoi EURO 2020 dhe Champions League me Italinë dhe Chelsea.

Messi tha: “Është i veçantë sepse jam këtu me fëmijët dhe gruan, si dhe eshtë hera e parë që e fitoj në këtë klub të ri.

Me të vërtetë dua të them se është një nder që kam luftuar me Lewandowskin. Ai do ta kishte merituar çmimin, sepse padyshim që do ta kishte fituar vitin e kaluar.

France Football duhet t’jua njohë këtë çmim dhe shpresoj se ata mund t’ju kompensojnë me një Top të Artë. Vitin e kaluar do të kishit qenë fituesi i duhur dhe mendoj se duhet ta keni këtë çmim në shtëpi”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!