Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fjalët e para pas rikthimit, Ibra e nis me premtime të mëdha

schedule19:25 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 19:25 - 27 Dhjetor, 2019

“IZ back”. Ky është slogani i Milanit, që ka njoftuar rikthimin e Zlatan Ibrahimovic. Suedezi ka thënë fjalët e tij të para për faqen zyrtare të klubit dhe premton se do bëjë gjithçka që sezoni i Milanit të ndryshojë në vazhdim.

“Po kthehem në një klub që e respektoj shumë dhe në një qytet që e dashuroj. Do të luftoj me shokët e mi të skuadrës për të ndryshuar rrjedhën e këtij sezoni dhe do të bëj gjithçka që të arrijmë objektivat e vendosura nga klubi”, shprehet sulmuesi.

Ibrahimovic më datë 2 janar do të jetë në Milano dhe do të kryejë testet mjekësore. Marrëveshje është arritur dhe mbetet vetëm që të nënshkruhet kontrata. Më pas do të nisë përgatitjet me pjesën tjetër të skuadrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!