Achraf Hakimi është i Interit. Anësori, i cili shkëlqeu me Borussia Dortmund, ishte nën kontratë me Real Madrid. Spanjollët vendosën ta shisnin, por marokeni nuk harron të shkruajë disa rreshta për atë që ka përjetuar gjatë periudhës që ishte pjesë e tyre. Që 6 vjeç kishte shkelur në dyert e Real Madrid dhe normalisht ka edhe emocione.
“Kurrë nuk e imagjinoja që mund të vinte ky moment, por nuk është një lamtumirë. Nuk është lamtumirë, sepse nuk mund t’i thuash lamtumirë shtëpisë tënde. Mund të largohesh, por gjithmonë do të jetë shtëpia ku gjeta lumturinë dhe vlerat që më kanë bërë të rritem”.
“Real Madrid është shtëpia ime. U rrita, u përkëdhela dhe u edukova duke u bërë personi që jam tani. Te Real Madridi nuk rriten vetëm futbollistë. Hyra në derën e Valdebebas në moshën 6 vjeç, pa mundur të imagjinoja se çfarë gëzimi do të ishte”.
“Faleminderit secilit, punëtorëve të klubit, trajnerëve të mi dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, që më kanë shoqëruar në këtë fazë të bukur të jetës sime. Falënderoj të gjithë tifozët në Madrid që më mbështetën dhe do të vazhdojmë të mbështesim ekipin në çdo kohë. Tani do të jem një prej tyre”, shkruan Hakimi. /abcnews.al