Fjala popullore uellsiane cwtch është përdorur për herë të parë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar. Zakonisht do të thotë përqafim, por nuk ka përkthim të mirëfilltë në gjuhën angleze. Deputeti Fay Jones përdori fjalën në momentin që po pyeste kryeministrin Boris Johnson në Dhomën e Komunave në datën 5 janar.
Kjo është hera e vetme që fjala është regjistruar në Hansard, e cila publikon publikisht regjistrimet e gjithë debateve parlamentare raporton “BBC”. Politikani konservator po kritikonte rregulloren Covid në Uells të enjten e kaluar, ku përdori këtë fjalë. Ai e përdori fjalën cwtch kur tha në një moment të fjalimit “ që nuk mund të bëjmë vrap dhe nuk mund të shikojmë sporte në natyrë në distancë të afërt por mund të përqafohemi duke e parë atë”.
Deputeti Jones shkruajti në llogarinë e tij në Twitter “ që ishte absolutisht i kënaqur që të mësonte këtë mëngjes që përdorimi i fjalës cwtch javën e kaluar ishte hera e parë që fjala përdoret në parlament”. Në vitin 2019 një tjetër deputet uellsian përdori fjalën kur po kandindonte për kryetar të Dhomës së Komunave por e tha këtë fjalë në një intervistë jashtë Dhomës. / abcnews.al