Fituesi Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës është kampion në çdo kategori

schedule14:16 - 9 Korrik, 2024

schedule 14:16 - 9 Korrik, 2024

Ka nga ata që janë të lindur për pozicione të tilla.

Luis de la Fuente nuk ka qenë kurrë një trajner i suksesshëm i klubeve, por po bën ligjin në nivel kombëtareje, teksa strategu i stolit të “Furive të Kuqe”, mund të cilësohet si një trajner federate, apo i ekipeve përfaqësuese, ndërsa ka dalë kampion i Evropës për moshën U19, si dhe për U21.

Me ekipin e 19-vjeçarëve mori titullin kontinental në 2015, në finalen e luajtur në Greqi kundër Rusisë, fituar 2-0.

Në 2019, në drejtim të “Shpresave” spanjolle, De la Fuente pronësoi titullin europian për U21, duke mundur thellë në finale Gjermaninë, ku në Itali, turneu u mbyll me suksesin 4 me 1 të “Iberikëve” ndaj “Pancerave”.

Pasi fitoi edhe medaljen e argjendit në Lojrat Olimpike 2020 në Tokio, ai u përzgjodh si pasardhës i Luis Enrique në skuadrën e të rriturve të Spanjës dhe nuk është se ka zhgënjyer deri tani, përkundrazi.

Nën drejtimin e De la Fuente, Spanja fitoi Ligën e Kombeve kundër Kroacisë në edicionin 2022-2023 dhe tashmë, është në gjysmëfinale në Euro 2024, një nivel që e ka arritur gjithmonë, dhe që shpreson ta përmirësojë edhe më tej. /i.m /abcnews.al