Fituesi i çmimit Nobel: Gazetarët e kanë shumë të vështirë të jetojnë në Rusi

schedule15:05 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 15:05 - 7 Dhjetor, 2021

Fituesi i çmimit Nobel për Paqen, gazetari rus Dimitri Muratov, u shpreh se ai dhe kolegët e kanë shumë të vështirë të jetojnë në Rusi dhe të këmbëngulin të jenë të pavarur dhe kritik ndaj Kremlinit.

Në prag të dorëzimit të çmimit Nobel për Paqen – të fituar së bashku me kolegen filipinase Maria Ressa,  gazetari rus Dimitri Muratov komenton situatën në të cilën jetojnë gazetarët në Rusi. Ai shprehet se ata janë objektiv presionesh dhe kërcënimesh, në një moment që këmbëngulin të jenë të pavarur dhe të ruajnë shpirtin kritik ndaj Kremlinit.

Muratov u shpreh se shumë prej kolegëve të tij janë detyruar të arratisen nga Rusia pasi kanë frikë se mos i vrasin apo burgosin. Ai është drejtor i Novaja Gazeta, media më e famshme e opozitës në vend dhe gjithnjë është kritik ndaj autoritetit të Kremlinit.

Ai shton se propaganda ka bindur pjesën më të madhe të popullit rus se demokracia është e dëmshme dhe do e çonte vendin në kolaps. Për këtë arsye gjithnjë e më shumë njerëz kanë filluar të pranojnë idenë e një diktature qeverisëse.

Muratov thekson se aktualisht janë gjashtë gazetarët e Novaja Gazeta që janë vrarë: mes tyre dhe Ana Politkovskaja e ekzekutuar në 2006-ën në ashensorin e pallatit të saj. Porositësit e këtij krimi nuk janë gjetur, për shkak të neglizhencës së Kremlinit, i cili për këtë arsye u dënua dhe nga gjykata europiane për të drejtat e njeriut.

/abcnews.al