Bayern Munchen para pak orësh zbuloi se ka ndarë rrugët me Javi Martinez, mesfushor në Bavari në 9 vitet e fundit, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës dhe fitoi gjithçka ishte e mundur.
Me largimin e tij Martinez ka mundur të regjistrojë statistikën e fitoreve më të mirë në historinë e Bundesligas, duke u konfirmuar një prej më të suksesshmëve në kampionatin gjerman.
82 – @Javi8martinez (@FCBayernEN) has won 82% of his Bundesliga-games – it’s the highest win percentage of any player in BL-history with at least 100 appearances. Goodbye. pic.twitter.com/ScBCj4oK6X
— OptaFranz (@OptaFranz) May 4, 2021
OPTA zbulon se Javi Martinez ka fituar plot 82% të ndeshjeve të luajtura me Bayernin në këto 9 vite, më shumë se askush më parë në Bundesliga. Kjo statistikë është e vlefshme për lojtarët që kanë luajtur më shumë se 100 ndeshje. /abcnews.al