Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fituan rolet kryesore në filmin e Ibrahimoviç, dy shqiptarët tregojnë si u përzgjodhën mes suedezëve

schedule09:07 - 17 Nëntor, 2021

schedule 09:07 - 17 Nëntor, 2021

Dy shqiptarë po korrin sukses në Suedi me rolet e tyre në filmin mbi jetën e futbollistit legjendar, Zlatan Ibrahimović.

Në lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, 15-vjeçari Dominic Bajraktari Andersson dhe 21-vjeçari Granit Rushiti ndan eksperiencën e tyre se si u bën pjesë e filmit.

Madje, Graniti ka treguar se Ibrahimović ‘live’ ishte një person shumë shakator, njëjtë siç shfaqet në ekran.

“Të jesh i gjatë, nga Ballkani. Në fillim thanë që nuk ka nevojë të dish të luash futboll, po pas xhirimeve thanë po mos të dije nuk do e luaja.

Shumë njëri i mirë, bënte hajgare. Nuk mendoja se ishte siç e kemi parë në televizion, shumë njëri i mirë ishte”, tha Graniti.

“Kisha një libër dhe atje lexova, fola me regjisorin dhe futa veten në rol. Unë nuk luaj me të njëjtën këmbë si ai dhe gjatë verës u stërvita, për të bërë rolin.

Ai luante shumë futboll kur ishte i vogël. Unë nuk i ngjaj atij, jam djalë i mirë”, u shpreh Dominic./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!