Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, në konferencën për mediat pas fitores 2-1 ndaj Paris Saint-Germain në Champions League theksoi se e priste këtë reagim nga ekipi i tij, ndërsa shtoi se kanë vetëm një qëllim, kualifikimin.
“E prisja këtë reagim, ishte një lojë fantastike në nivel mendor, pastaj edhe nga pikëpamja teknike. Kualifikimi është qëllimi ynë, na mbeten ndeshje të tjera për t’u fituar, me Dortmundin do të jetë pothuajse vendimtare”-tha Pioli.
I pyetur për Rafael Leaon, që në këtë sfidë u shfaq në top formë, tekniku theksojë që portugezi duhet ta shikojë në TV këtë ndeshje që të kuptojë impaktin e tij.
“Mendoj se Rafa duhet ta rishikojë këtë performancë sepse gjithçka varet nga ai. Ne po i japim shumë dhe shumë i është dhënë nga prindërit e tij me talentin që ka“-deklaroi Stefano Pioli./ h.ll/abcnews.al