Fitorja e Tavos në Himarë/ Rada: Opozita gaboi me përzgjedhjen e kandidatit

schedule23:35 - 8 Gusht, 2024

schedule 23:35 - 8 Gusht, 2024

Gazetari Ardit Rada thotë se fitorja e kandidatit socialist, Vangjel Tavo në Himarë ishte e pritshme.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rada u shpreh se opozita gaboi me përzgjedhjen e Petro Gjikurisë si kandidat të tyre.

Rada shtoi se Gjikuria u braktis nga opozita.

“Unë nuk mendoj se do jenë tregues i zgjedhjeve parlamentare, nuk mendoj se do vijë njeri me autobus, apo makina private, siç erdhën për të votuar për Gjikurinë, do vijnë të votojnë për Berishën dhe Metën. Ky është tregues që këta hodhën arsenalin që do merrnin rezultat të ngjashëm me Belerin. U rrit pjesëmarrja. Më vjen keq sepse pati braktisje ai zotëria nga SHBA. Braktisja që i bënë treguan edhe rezultatin e pritshëm. Është rritur ndërgjegja e votuesve të Himarës. Stina ka qenë më e favorshme, janë gjendur atje. Rezultati, PS e ka pasur gjithmonë Himarën, nuk kemi pse habitemi. Opozita gaboi te përzgjedhja e kandidatit. Mund të zgjidhte kandidat më përfaqësues se Vangjel Tavo, një figurë më prezente në zonë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!