Nga Saim Saeed dhe Christian Oliver, Politico
Pakistani dhe Irani uruan publikisht triumfin e talebanëve, por dy fqinjët më të rëndësishëm strategjikë të Afganistanit e dinë se diçka e tillë do të shkaktojë përplasje.
Kryeministri pakistanez Imran Khan e cilësoi fitoren e talebanëve mbi Afganistanin të njëjtë me “heqjen e prangave” dhe Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se humbja e Amerikës ishte një mundësi për të “ringjallur jetën, sigurinë dhe paqen” në vend.
Në fakt, të dy vendet do të jenë nën presion të madh për të përballuar krizën humanitare dhe të sigurisë, për shkak të një vale të mundshme refugjatësh që asnjëri prej tyre nuk është i përgatitur për ta përballuar. Së bashku, të dy vendet kanë strehuar rreth 5 milionë afganë.
Ndërsa shërbimi i sigurisë i Pakistanit ishte kritik për suksesin e talebanëve në vitet 1990, dinamika tani është më e turbullt. Talebanët dyshojnë te Pakistani për shkak të bashkëpunimit me SHBA – në luftën afgane, dhe Islamabad tani ka frikë se lidhjet midis talebanëve pakistanezë dhe afganëve mund të çojnë në një kryengritje brenda kufijve, raporton abcnews.al
Për Iranin, llogaritë janë të ndryshme. Irani kryesisht shiit ka një histori armiqësie të ashpër me talibanët sunitë, veçanërisht pasi talebanët vranë diplomatët iranianë në qytetin Mazar-i-Sharif në 1998. Vitet e fundit, Teherani ka tentuar mes tensionesh të bashkëpunojë me talebanët, por kjo nuk ka gjasa të ndodhë nëse Teherani do të përballet me sulme kundër komunitetit shiit në Afganistan.
Irani ka ushtruar prej kohësh një ndikim të fortë rreth qyteteve perëndimore dhe veriore si Herat dhe Mazar-i-Sharif.
As Pakistani dhe as Irani nuk do të rrinë duarkryq.
Pakistani
Reagimi i menjëhershëm në Pakistan sigurisht që nuk është shqetësues. Ndërsa shumë perëndimore u përpoqën për të evakuuar diplomatët dhe stafin e tyre nga Kabuli, ambasada pakistaneze vazhdoi punën si zakonisht.
Pakistani e ka cilësuar triumfin e talebanëve si një fitore për Islamin dhe një humbje për Amerikën,” tha Neha Ansari, një analiste e antiterrorizmit me bazë në Uashington. Pakistani është gjithashtu i lumtur për vendimin e Presidentit Ashraf Ghani, i cili u largua kur talebanët hynë në Kabul.
“Të gjithë janë të vetëdijshëm për marrëdhëniet e trazuara të Pakistanit me qeverinë afgane,” tha Madiha Afzal, një specialiste pakistaneze në Institucionin Brookings.
Islamabad beson se do të ketë më shumë ndikim me talebanët sesa me qeverinë e mëparshme, falë mbështetjes së dhënë në të kaluarën, tha Ansari.
“Ata do të krijojnë një marrëdhënie miqësore me Pakistanin. Ata mund të garantojnë paqen sepse Afganistani tani ka një qeveri që i dëgjon ose është miqësore me ta. ”
Pakistani është gjithashtu shumë i shqetësuar për atë që do të thotë rikthimi i talebanëve në drejtim të militantizmit islamik. Pas një operacioni të madh ushtarak pakistanez që filloi në vitin 2014, shumë udhëheqës talebanë pakistanezë ikën përtej kufirit në Afganistan, ku gjetën një strehë të sigurt, dhe është e paqartë nëse talebanët afganë tani do të ndihmojnë Pakistanin në qëllimin e tyre.
Sa i përket refugjatëve, “Pakistani nuk ka kapacitet ose burime për të marrë më shumë refugjatë,” tha ambasadori pakistanez në BE Zaheer Aslam Janjua në një intervistë. Në një paralajmërim drejtuar BE -së, Janjua shtoi: “Nëse do të vijnë refugjatët në Pakistan, sigurisht kjo do të ndikojë tek ne”.
Dhe ata mund të mos ndalen këtu, dhe mund të kërkojnë të zhvendosen edhe në vende të tjera.
Pas kësaj është detyrë e vendeve të tjera që të bëjnë punën e tyre.
Irani
Talibanët e cilësojnë Iranin si mbështetësin kryesor të Aleancës Veriore, një përzierje e pakicave etnike dhe fetare që luftuan kundër talibanëve sunitë kryesisht pashtunë në vitet 1990, raporton abcnews.al
Në të vërtetë, vrasja e diplomatit iranian nga talebanët në vitin 1998 erdhi pas një cikli dhune në të cilin një komandant i Aleancës Veriore vrau mijëra të burgosur talebanë. Tani për tani, Irani po përpiqet të përdorë një ton bashkëpunues, duke kontrolluar sigurinë e diplomatëve të tij dhe duke theksuar sigurinë e kufijve të tij.
Ndërsa deklaratat publike të Iranit përqendrohen te paqja për të negociuar përmes grupeve të ndryshme etnike dhe fetare në Afganistan, mosbesimi është i dukshëm. Dilema e madhe për Iranin është si duhet të veprojë nëse komuniteti shiit Hazara kërkon mbrojtje nga talebanët.
Rojet Revolucionare të Iranit, të cilët janë krenarë për traditën e tyre të aventurizmit ndërkombëtar, gjithashtu kanë lënë të kuptohet se nuk po i kufizojnë interesat e tyre brenda kufijve të Iranit.
Mediat iraniane cituan komandantin e Gardës, Hossein Salami, i cili tha se “sfera e vëzhgimeve tona ka shkuar përtej kufijve dhe ne jemi duke monitoruar dhe kontrolluar të gjitha zhvillimet në vendin fqinj”.
Disa anëtarë të institucionit konservator të vendit kanë shprehur armiqësinë ndaj talebanëve. Ajatollahu, Lotfollah Safi Golpaygani, një klerik 102-vjeç, paralajmëroi se do të ishte “një gabim i madh t’i besosh një grupi, historia e të cilit për ligësinë dhe vrasjen e njerëzve është e qartë për të gjithë botën”.
Gjithashtu ish -presidenti Mahmoud Ahmadinejad tha se ishte kërcënuar nga zyrtarë të lartë të qeverisë për paralajmërimin e rreziqeve që vinin nga talebanët, raporton abcnews.al
Reputacioni
Afzal, anëtar i Brookings, tha se Pakistani tani ka të ngjarë të presë dhe të shohë se kush do ta njohë qeverinë e re para se të vendosin se çfarë hapash duhet të marrin. Në vitin 1996, kur talebanët pushtuan për herë të parë vendin, Pakistani njohu menjëherë qeverinë, por këtë herë, tha Afzal, është më shumë i shqetësuar se si një hap i tillë mund të perceptohet ndërkombëtarisht.
Të martën, kryeministri britanik Boris Johnson foli me Khan, duke përcaktuar kushtet për njohjen e qeverisë. Johnson tha se “legjitimiteti i çdo qeverie të ardhshme talebane do t’i nënshtrohet respektimit të standardeve të njohura ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin”.
Islamabadi nuk do të nxitojë. Kur u pyet nëse Pakistani do të njohë talebanët, Janjua tha “se është shumë herët “.
“Ne nuk do të nxitojmë. Do të shohim se si do të rrjedhin gjërat ”.
/abcnews.al