Fitorja e Superkupës, Inzaghi: Kënaqësi të shoh një skuadër të tillë të luajë

schedule08:09 - 19 Janar, 2023

schedule 08:09 - 19 Janar, 2023

Interit i Inzaghit fitoi Superkupën e Italisë duke mposhtur Milanin 3-0 në Riad. Pas përfundimit të sfidës, ka qenë tekniku zikaltër i cili ka folur.

“Ne ishim shumë të mirë për të luajtur një ndeshje perfekte, ishim gjithmonë të kthjellët dhe kompakt. Është kënaqësi të shohësh një skuadër të tillë të luajë. Tani ne po shijojmë këtë trofe që ishte objektivi i dytë i sezonit, por të fitosh një finale si kjo kundër Milanit është gjithmonë e bukur”.

Për Inzaghin është triumfi i katërt në Superkupën e Italisë në po aq finale të luajtura, duke arazuar Marcello Lippin dhe Fabio Capello si trajnerët më të suksesshëm në kompeticion.

“Është bukur të fitosh një kupë kështu në këtë mënyrë ndaj një kundërshtari me vlerë absolute, tani është e drejtë të festojmë sepse është një kënaqësi e madhe. Ne jemi mësuar të kemi mbrëmje të tilla sepse i kemi pasur edhe vitin e kaluar. Kjo mbrëmje kishte diçka më shumë sepse finalja ishte një derbi dhe falë djemve ne përmbysëm një trend negativ. Unë jam shumë krenar veten, stafin dhe lojtarët e mi.

Ne ishim një skuadër gjatë gjithë lojës, duke qëndruar të përqendruar dhe të vendosur. Kjo është mënyra për të përballuar një finale, ne erdhëm këtu për ta luajtur atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nga i pari te i fundit, secili nga lojtarët e mi bënë mirë, edhe ata që hynë. Ne jemi këtu për të trifuar trofe, dëgjojmë komplimentet, por ne jemi me këmbë në tokë dhe po shohim përpara”. Është shprehur Inzaghi./h.ll/abcnews.al