Trajneri i ri i Tottenham, Jose Mourinho, mori fitoren e parë në krye të “Gjelave”, në derbin kundër Ëest Ham. Spurs triumfuan 2-3 dhe Mourinho pranoi se kjo sfidë, ishte shumë e vështirë:
“Duhet të shikojmë kushtet ku ndodhemi, lojtarët erdhën shumë vonë nga ndeshjet e tyre me kombëtaret. Plus, kishim dhe presionin që nuk kishim fituar në transfertë që në muajin janar.
Gjithçka ndikoi për keq në minutat e fundit, por arritëm të ruanim avantazhin dhe të merrnim fitoren. Kështu që, lojtarët treguan shpirt, treguan futboll të mirë, jam shumë i lumtur me mënyrën si u rreshtuam në fushë dhe dinamikën që treguam.
West Ham është një skuadër e mirë, me lojtarë që kanë eksperiencë dhe që nuk dorëzohen. Këtë gjë e treguan sot, duke shënuar dy herë. Kanë kualitete dhe nuk është e vështirë të fitosh këtu.
Në fund të fundit, triumfuam në derbi dhe ky është hapi i duhur”, tha Mourinho për fitoren e tij të parë në krye të Tottenham Hotspur. Këto tri pikë, e ngjitën Tottenham në vendin e nëntë, me 17 pikë./abcnews.al