Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar një ditë pas rizgjedhjes së Recep Tayyip Erdogan për një mandat të radhës pesëvjeçar në krye të qeverisë.
“Ka një vullnet të fortë në kryerjen e programeve të përbashkëta (midis Moskës dhe Ankarasë) dhe ne shpresojmë se ky ritëm do të mbahet, qëllimet janë shumë, shumë ambicioze,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Ndërkohë, nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka paralajmëruar se marrëveshja e grurit, ndërmjetësuese për të cilën është edhe Turqia, mund të jetë në rrezik.
Lavrov deklaroi sot se marrëveshja e Detit të Zi nuk do të zgjatet më tej nëse nuk përmbushet një marrëveshje e OKB-së me Moskën për të kapërcyer pengesat ndaj eksporteve të grurit dhe plehut rus.
/abcnews.al