Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fitorja e Atalantës ndaj Bolonjës me rezultatin 4-1 ngushton garën

schedule08:19 - 5 Prill, 2019

schedule 08:19 - 5 Prill, 2019

Gara për zonën Champions në futbollin Italian është bërë më e fortë se kurrë. Fitorja e Atalantas mbrëmjen e kaluar ndaj Bolonjës 4-1, i ka ngjeshur akoma më shumë skuadrat në zonën e Europës.

Dominimi i Juventusit në futbollin Italian i ka detyruar klubet e tjera të luftojnë për të marrë pjesë në kompeticionet europiane duke hequr dorë nga titulli kampion. Bardhezinjtë janë në vendin e parë në kuotën e 81 pikëve, 18 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Napoli. Sezoni aktual është më konkuruesi sa i përket zonës së Europës. Janë plot 6 skuadra që luftojnë për 2 vende në Champions, ndërkohë që në Ligën e Europës kualifikohen dy skuadra të tjera. Interi mban vendin e tretë me 56 pikë, e ndjekur nga Milan me 52, Atalanta 51, Lazio, Roma dhe Torino secila me nga 48 pikë. Për ta bërë akoma më interesante garën për zonën Champions ka menduar skuadra e Atalantes mbrëmjen e kaluar ku regjistroi një fitore të thellë 4-1 ndaj Bolonjas duke u ngjitur në vendin e pestë në renditje vetëm një pikë më pak se Milan. Etrit Berishja u la në stol për këtë takim ndërkohë që Bergamasket vendosën një rekord historik. Zikaltërit shënuan 4 gola në harkun kohor të 15 minutave. E vetmja skuadër italiane që ka bërë të njëjtën gjë është Juventusi ndaj Romës në vitin e largët 1932. Gjithçka mund të ndodhë në 8 javët e mbetura të kampioantit Italian ku nuk do të mungojnë edhe përballjet mes skuadrave rivale për zonën Champions. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!