Fitorja 6-0, Inzaghi: Sot ishim të shkëlqyer, Calhanoglu më ka bindur

schedule22:59 - 28 Korrik, 2021

schedule 22:59 - 28 Korrik, 2021

Interi shkatërroi sot me shifrat 6-0 skuadrën e Crotone në miqësore. Pas ndeshjes shumë i kënaqur ishte trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, që nuk i kurseu elozhet për Calhanoglu pas ndeshjes. Turku ishte autor i një goli dhe tre asisteve.

“Jam i kënaqur me lojën e mirë që zhvilloi skuadra, por mbi të gjitha me punën që kemi bërë në këto tre javë. Më vjen keq vetëm për D’Ambrosio dhe Gagliardini, i pari u dëmtua sot dhe i dyti kishte një problem dje.

Kemi ende lojtarë që nuk kanë ardhur ende. Vecino dhe Perisic erdhën ditën e sotme, lojtarët e kombëtareve mbërrijnë të hënën. Më ka bindur Calhanoglu. Bëri shumë mirë ndaj një ekipi që sezonin e shkuar ishte në Serie A dhe na sulmoi mjaft lart.

Kemi zhvilluar ndeshje të shkëlqyer. Satriano? Është djalë interesant, që punon shumë çdo ditë në stërvitje dhe po i meriton minutat që i kam dhënë”, u shpreh Inzaghi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!