Fitorja 3-2 në Nations League/ Gjobitet FSHF, e pësojnë edhe bjellorusët

schedule17:16 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 17:16 - 11 Dhjetor, 2020

Shqipëria fitoi 3-2 ndaj Bjellorusisë më datë 18 nëntor në “Air Albania”, duke siguruar vendin e parë në grupin 4 të Ligës C dhe duke u ngjitur në Ligën B.

Në fund të ndeshjes pati momente tensioni mes palëve, por gjithçka u shuajt shpejt. Komisioni i Disiplinës ka marrë vendim në lidhje me problemet e shfaqura.

FSHF, organizatorja e ndeshjes, është gjobitur me 5 mijë euro nga CEDB (Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës) për shkak të mosrespektimit të protokollit (Return to Play).

 

Delegati i ndeshjes ka vëzhguar probleme në detyrimet organizative, teksa gjoba duhet të paguhet brenda 3 muajve të ardhshëm.

Gjobë me 6 mijë euro edhe për Federatën e Futbollit të Bjellorusisë, për shkak të sjelljes jo të mirë të lojtarëve të ekipit kundërshtar në fundin e ndeshjes, moment që prodhoi tension. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!