Fitore në limite dhe rekord botëror, Spanja parakalon Gjermaninë

schedule08:56 - 29 Mars, 2021

schedule 08:56 - 29 Mars, 2021

Goli i Dani Olmo në minutat shtesë, i dhuroi fitoren 1-2 Spanjës në Tbilis kundër Gjeorgjisë. Tre pikët e para në eliminatoret e Katar 2022 për skuadrën e Luis Enrique dhe një rekord botëror.

Kjo ishte ndeshja e 37-të radhazi në eliminatoret e një Botërori që kombëtarja iberike gjen rrugën e rrjetës, diçka që s’e ka arritur askush më parë. Rekordi i mëparshëm i përkiste Gjermanisë.

Katër herë kampionët e botës gjetën rrugën e rrjetës në 36 ndeshje radhazi në kualifikueset e Botëroreve gjatë viteve 1934 deri në 1985. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!