Fitore me rekord, Verstappen i pandalshëm, holandezi triumfon dhe në Monza

schedule18:25 - 3 Shtator, 2023

schedule 18:25 - 3 Shtator, 2023

Ashtu siç pritej, piloti i skuderisë “Red Bull”, Max Verstappen arriti të tirumfojë dhe në Çmimin e Madh të Italisë, ku në pistën e Monza, piloti holandez vendosi një rekord unikal, duke regjistruar plot 10 fitore radhazi, gjë të cilën nuk e ka bërë askush më parë.

Pavaërsisht se e nisi nga vendi i dytë garën, teksa Carlos Sainz ishte i pari, dy herë Kampioni i Botës e parakaloi spanjolli në xhiron e 15-të, me këtë të fundit, që u parakalua më pas dhe nga Sergio Perez, duke e mbyllur garën në vendin e 3-të e pas tij erdhi menjëherë piloti tjetër i “skuderisë” Ferrari, Charles Leclerc.

Dyshja e Mercedes e mbylli në vend të pestë dhe të gjashtë, teksa Russell u rendit para Hamilton. Ndërkohë, në zonën e pikëve u renditen Albon, Norris, Alonso dhe Bottas. Pas kësaj fitoreje, Verstappen bëhet edhe më i pakapshëm në krye të renditjes me titullin e tretë botëror që mbetet vetëm një formalitet për holandezin. /i.m /abcnews.al