Drita dhe Skënderbeu zhvilluan një ndeshje miqësore mes tyre ditën e sotme. Takimi i zhvilluar në “Tropikal”, u dominua dhe fitua nga kampionët e IPKO Superligës së Kosovës me rezultatin 4-1.
45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura, teksa pjesë e dytë prodhoi shumë emocione. Katër herë shënuan “Intelektualët” me anë të Kastriot Rexhës, Astrit Fazliut (pen), Hamdi Namanit dhe Erjon Vucajt, ndërsa ekipi korçar gjeti golin e nderit me anë të një penalltie.
Një provë që i shërbeu trajnerëve Ardian Nuhiu dhe Julian Ahmataj për të parë gjendjen e skuadrave të tyre dhe për të aktivizuar sa më shumë futbollistë.
Edhe Bylisi ka luajtur sot një miqësore, përballë Tomorit. Ekipi ballshiot ka fituar 2-1 kundër Tomorit, falë golave të Mehmetllarit dhe Ujkas.
Luftëtari gjithashtu ka marrë një fitore të thellë përballë Këlcyrës, me rezultatin 6-0. Tahiraga, Bakaj, Mokoko, Qato me dopietë dhe Demo shënuan për skuadrën gjirokastrite./abcnews.al
Skënderbeu-Drita 1-4
(Rexha, Fazliu (pen), Namani, Vucaj)
Bylis – Tomori 2-1
Mehmetllari 10’, Ujka (pen) 38’ / Pepa 42’
Luftëtari – Këlcyra 6-0
Tahiraga (pen) 13’, Bakaj 31’, Mokoko 39’, Qato 44’ 51’, Demo 69’