Drita ka marrë një fitore të vuajtur 1-0 përballë Drenicës. Ekipi gjilanas është prej shumë javësh në krye të renditje dhe përballë Drenicës që rrezikon rënien, pritej një sfidë më e lehtë.
Gjithsesi, goli nga Shabani në të 49-ën, ka mjaftuar që ekipi i Dritës të marrë tre pikë shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion. Ekipi gjilanas me këtë triumf, ngjitet në kuotën e 68 pikëve pas 32 ndeshjesh të luajtura.
Gjilani me 64 pikë, ka një ndeshje më pak, ndërsa Ballkani në vend të tretë, ka 63 pikë, gjithashtu me një ndeshje më pak të luajtur. Gara për titull në Kosovë, është më e fortë se kurrë../abcnews.al
IPKO Superliga, java 32
Drita – Drenica 1-0
Shabani 49′