Greuther Furth siguroi fitoren e parë pas rifillimit të futbollit në Gjermani. Skuadra e Mërgim Mavrajt triumfoi 0-1 në fushën e Nurnberg dhe ndan vendin e gjashtë të Bundesliga 2 me Bochum dhe Hannover.
Goli i fitores u shënua nga David Raum në minutën e 56-të. Mavraj u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes dhe, së bashku me shokët e tij, ia dolën të mbajnë portën e paprekur. Fitore jashtë fushe edhe për Vejlen e Ylber Ramadanit dhe Arlind Ajetit.
Vejle mposhti 0-1 Kolding dhe vijon të kryesojë divizionin e dytë të futbollit danez. Rikthimi në elitë është çështje kohe, teksa vetëm Ajeti luajti gjatë ndeshjes së sotme. Mbrojtësi e nisi nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 87-të nga trajneri i tij. /abcnews.al