Prishtina arriti sot fitoren e dytë radhazi, teksa viktima e radhës ishte Trepça ’89. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë, pasi fraksioni i parë kishte dhuruar një futboll të vakët.
Lumbardhe Dellova në minutën e 52-të hapi ndeshjen, duke kaluar në avantazh skuadrën e Prishtinës. Kur u duk se ndeshja do të mbyllej me fitoren minimale të kryeqytetasve, sfida mori ritëm tjetër.
Në minutën e parë të shtesës Trepça barazoi me Arbnor Mujën. Prishtina nuk u pajtua aspak me barazimin dhe u hodh e gjitha në sulm, duke gjetur golin e avantazhit me Leonit Abazin për herë të dytë dhe fituar një ndeshje të çmendur. /abcnews.al