Po përpiqen të gjejnë gjithmonë risi për t’u kthyer në qendrën e vëmendjes.
Basketbolli amerikan e luajti në Ingwlvud të Kalifornisë spektaklin e radhës së Ndeshjes së Yjeve, ndonëse këtë herë formati ishte i ndryshëm, me 3 skuadra që luajtën gjithsej katër sfida.
Në duelet që ishin nga një pjesë loje, nga 12 minuta, u vunë përballë dy skuadra amerikane, të quajtur “yjet” dhe “shiritat” sipas simboleve në flamurin e tyre kombëtar.
Po ashtu, edhe një ekip i përbërë nga yjet kryesorë të huaj në NBA si Uembanijama, Jokiç, Donçiç, Adetokumbo, Shei Gilgës-Aleksandër apo Marrej.
Gjithsesi, joamerikanët u eliminuan me dy humbje, edhe pse shumë të ngushta, përkatësisht me dy e tri pikë.
Në njërën nga ndeshjet shkëlqeu më fortë nga të gjithë Kauai Leonard, një nga emrat më të shquar në ligë, dhe një kalifornian që luante në shtëpi.
Talenti I madh I Klipersave, dy herë kampion I NBA-së, shënoi 31 pikë në vetëm 12 minuta, duke realizuar 11 nga 13 gjuajtjet nga loja, në suksesin që amerikanët arritën ndaj Botës me rezultatin 48-45.
Gjithsesi, në finale Leonard u mund dhe nuk doli lojtari më I mirë I Ndeshjes së Yjeve.
Skuadra e Yjeve fitoi thellë ndaj asaj të Shiritave, 47-21, ndërsa çmimin e numrit 1 e fitoi Entoni Eduards I Minesotës.


