Fitore e vuajtur në transfertë, Napoli thyen Sampdorian në sekondat e fundit

schedule22:34 - 3 Shkurt, 2020

schedule 22:34 - 3 Shkurt, 2020

Napoli arriti një fitore shumë të rëndësishme. Ekipi i Gattusos fitoi 2-3 në fushën e Sampdorias dhe siguroi triumfin e dytë radhazi në kampionat. Milik dhe Elmas shënuan dy gola të shpejtë dhe miqtë e panë vetën në avantazh të dyfishtë pas çerek ore lojë.

Veterani Quagliarella rihapi ndeshjen në minutën e 26-të me anë të një eurogoli. Vendasit vijuan të sulmonin dhe barazuan sfidën në minutën e 73-të. Manolo Gabbiadini nuk gaboi nga pika e bardhë dhe në stadium nisi festa vendase.

Gjithsesi, Diego Demme shënoi golin e fitores për nënkampionët e Italisë 7 minuta përpara fundit. Goli i parë për mesfushorin gjerman, teksa Mertens vulosi “pokerin” e Napolit në minutat shtesë. /abcnews.al

Sampdoria-Napoli 2-4
(Quagliarella 26′, Gabbiadini (pen) 73′ / Milik 3′, Elmas 16′, Demme 83′, Mertens 90+8′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!