Fitore e rëndësishme dhe deçizive për Dritën. Ekipi gjilanas triumfoi në shtëpi përballë Ballkanit. Vendasit zhbllokuan shumë shpejt ndeshjen me anë të Izair Eminit. Sulmuesi 34-vjeçar mori një asist nga Cuculi dhe kaloi ekipin e tij në avantazh.
Drita nuk u ndal dhe shënoi sërish më vonë. Gilberto Fortunato përfitoi nga një rrëmujë në zonën mike dhe dyfishoi shifrat në mesin e pjesës së parë. Ekipi i Ardian Nuhiut menaxhoi avantazhin e dyfishtë dhe mori një fitore të rëndësishme përballë një kundërshtari shumë të fortë.
Ky triumf e ngjit Dritën në vend të parë me 21 pikë (po kaq ka edhe Gjilani). Ballkani i dha fund ecurisë prej 4 fitoreve rresht. Kjo ishte humbja e dytë në kampionat për ekipin nga Suhareka. Stadiumi i Gjilanit nuk i sjell fat djemve të Ismet Munishit (u ndëshkua me të kuqe në minutën e 66-të për protesta), pasi edhe humbjen e parë e kanë regjistruar në këtë stadium përballë Gjilanit të Mezanit.
Prishtina u rikthye te fitorja pas dy ndeshjeve jo fort pozitive. Ekipi kryeqytetas fitoi 0-2 në Ferizaj. Meriton Korenica dhe Ahmed Januzi ishin autorët e golave për bardhekaltrit. Ky sukses e ngjit ekipin e Dallkut në vend të pestë me 17 pikë, katër më pak se kryesuesit, ndërsa Ferizaj mbetet në kuotën e 9 pikëve. /abcnews.al
Drita – Ballkani 2-0
(Emini 5′, Fortunato 24′)
Ferizaj – Prishtina 0-2
(Korenica 22′, Januzi 87′)