Napoli mbajti ritmin e Juventusit duke arritur një fitore të thellë në Serinë A. Mbrojtësi i kombëtares, Elseid Hysaj, luajti titullar për napolitanët.
Përgjigja ishte sërish ajo e duhura. Napoli u tregua edhe një herë në lartësinë e detyrës, duke mos mbetur prapa Juventusit, më shumë sesa 8 pikët e normalitetit aktual.
Suksesi 4-0 ndaj Frozinones ishte një dëshmi e forcës dhe përvojës së skuadrës së Karlo Ançelotit, që po drejton me zgjuarsi skuadrën shumë të mirë që i la në dorë Mauricio Sarri.Për tifozët shqiptar, më shumë rëndësi sesa fitorja napolitane ka fakti se mbrojtësi i kombëtares, Elseid Hysaj, këtë herë u preferua si titullar, dhe e luajti deri në fund sfidën e Serisë A.
Zielinski në minutën e 7-të, Unas në të 40-ën, dhe pastaj dy herë Milik pas pushimit, ishin autorët e golave, në një ndeshje të dominuar plotësisht nga vendasit në stadiumin “San Paolo”. Ançeloti u kujdes që të bënte ndryshime në prag të duelit vendimtar në Champions në “Anfild” ndaj Liverpulit. Kjo ishte edhe arsyeja që Hysaj e pati më të lehtë të luante në formacion, ndërsa Meret, Gulam dhe Junes.
Gjithsesi, trajneri nuk e ka vendosur se kush do të luajë që nga minuta e parë në Angli, pra shqiptari mund ta ketë një tjetër shans. Suksesi ndaj Frozinones bëri që Napoli të ngjitej në kuotën e 35 pikëve, ndaj 43 të Juventusit, ndërsa bëri një hap të rëndësishëm sepse u shkëput në 6 pikë nga Interi i vendit të tretë./abcnews.al