Ndeshja Everton-Arsenal u mbyll pa fitues dhe pa gola. Një rezultat i tillë nuk regjistrohej prej 6 vitesh mes këtyre dy ekipeve. Pak raste për gol, lojë e dobët dhe një rezultat që nuk i vlen askujt. Të dy ekipet emëruan trajnerët e rinj dhe sot luajtën një futboll të kujdesshëm.
Vendasit pretenduan për një penallti në pjesën e dytë, por nuk mjaftoi as ndërhyrja e VAR-it, që nuk pa ndonjë parregullsi në zonën e “Topçinjve”. Miqtë renditen në vend të nëntë për momentin dhe numërojnë 23 pikë, ndërsa ekipi i ri i Carlo Ancelotti qëndron 6 pozicione më poshtë me 19 pikë të grumbulluara.
Si trajneri italian i Evertonit, edhe Mikel Arteta i Arsenalit, kuptuan gjatë ndeshjes së sotme se i pret një punë e madhe përpara për ngritjen e ekipeve në aspektin e lojës dhe të rezultateve. /abcnews.al
?Everton 0-0 Arsenal?
Not the best game to watch and both new managers will know they have plenty of work ahead…#EVEARS #EFC #AFC #PL pic.twitter.com/lFPmLohFck
— bwin (@bwin) December 21, 2019