Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Fiton kampioni i botës/ Anglezi Lando Norris triumfon në Formula 1 në Holandë

schedule11:59 - 24 Gusht, 2026

schedule 11:59 - 24 Gusht, 2026

Nuk ishte në shtëpinë e tij, përkundrazi.

Idhulli I tifozëve holandezë ishte Maks Verstapen, jo Lando Norris, por fitorja I shkoi pikërisht anglezit, ndërsa piloti I Red Bullit provoi një makth.

Ish-kampioni I botës pati aksident që në xhiron e parë, ndonëse për fat nuk pati asnjë problem, edhe pse makina iu dëmtua rëndë.



Katër herë kampioni I botës nuk ka qenë dominues këtë herë, ndërsa Mercedes papritur ka gjetur rivalin.

Meklaren ishte skuadra fituese në pistën e Zandvortit, në Çmimin e Madh të Holandës në Formula 1 dhe kjo pikërisht më pilotin kampion të botës në fuqi, Norris.

Pasi doli I pari në provat zyrtare, dhe u nis nga vendi I parë, ai përballoi një parakalim nga Kimi Antoneli, për të triumfuar falë strategjisë, por edhe paraqitjes së makinës Meklaren.

Gara ishte me parakalime dhe të papritura, e madje edhe veterani Ljuis Hamilton luftoi për sukses me Ferrarin e tij.

Në fund, u detyrua të kënaqej vetëm me vendin e katërt, pra mbeti jashtë podiumit.

Norris kaloi radhazi Rasëllin dhe Antonelin, ndërsa Mercedes dha një urdhër të rrallë skuadre, pas të cilit anglezi I hapi rrugë italianit.

E kotë.

As talenti I adoleshentit Antoneli nuk mjaftoi për të kaluar I pari vijën e finishit, pasi Norris përfundoi garën me 11.5 sekonda epërsi.

Gjithsesi, 19-vjeçarit nuk I doli keq, pasi vendi I dytë I mjaftoi që të krijojë epërsi prej 59 pikësh në krye të renditjes së Botërorit.

Ai ka 242 pikë ndaj 183 të Rasëllit dhe Hamiltonit, ndërsa Mercedes kryeson renditjen e sezonit në Formula 1 me 425 pikë, 87 më shumë sesa Ferrari.

Çmimi I Madh I radhës mbahet në 6 shtator në Monza të Italisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!