Nuk duhej të kishte qenë ky momenti. Shqipëria është vetëm 10 ditë larg finales së parë për të shkuar në Botëror, ndeshjes ndaj Polonisë në Varshavë, dhe nga Turqia vjen një lajm I keq.
Rej Manaj u dëmtua në sfidën që ekipi i tij, Sivaspor, e fitoi 1-0 në Ligën e Parë turke ndaj rivalit Ymraniespor.
Futbollisti kuqezi nuk u ndje mirë që në fillim dhe kërkoi zëvendësim, duke mos mundur të vazhdonte në fushë më shumë se 5 minuta.
U largua nga terreni ndërsa tani duhen pritur analizat mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit.
Sipas të gjitha mundësive, Manaj rrezikon seriozisht të mos jetë në kombëtare në gjysmëfinalen e plej ofit të Kupës së Botësn ë 26 mars.
Duke mbetur në Turqi, në fushë ndër shqiptarët ishte Kristian Asllani.
Mesfushori I kombëtares vazhdon të jetë titullar për Beshiktashin në Superligë, e luajti 74 minuta në fitoren 2-0 që u arrit në fushën e Gençlerbirligit.
Lojtari I huazuar nga Interi u tregua aktiv, edhe pse roli I tij nuk ra shumë në sy.
Ndeshja u fitua pas pushimit, dhe Beshiktashi ka forcuar pozitat në vendin e katërt për të shkuar në Europë, ndërsa si zëvendësues luajti ylli I Kosovës, Milot Rashica


