Ashtu si është bërë zakon vitet e fundit, Tifozat Kuq e Zi, grupimi më i madh që mbështet kombëtaren e Shqipërisë, kanë zhvilluar një miqësore me ultrasit kundërshtarë. Këtë radhë kanë qëlluar francezët, të cilët njihen si Irresistibles.
TKZ ia ka dalë të fitojë 2-0 në stadiumin e Kamzës dhe të dy golat janë shënuar nga Lami Kërpuzi. Besnikët e përjetshëm të Shqipërisë u treguan më të saktë dhe ia dolën të siguronin fitoren. Emocione dhe atmosferë e bukur para dhe pas ndeshjes, teksa u këndua edhe himni i Shqipërisë përpara fillimit të ndeshjes. /abcnews.al