Fitoi zgjedhjet në Malin e Zi, kur e merr detyrën Milatoviç? Detaji interesant

schedule10:36 - 3 Prill, 2023

schedule 10:36 - 3 Prill, 2023

 

Mali Zi zgjodhi ditën e djeshme presidentin e ri, duke rrëzuar pas më shumë se 3 dekadash, Milo Gjukanoviçin dhe emëruar Jakov Milatoviçin.

Milatoviç mposhti bindshëm  në raundin e dytë Gjukanoviçin, ndërsa pritet që detyrën ta marrë me 21 maj.

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku në një lidhje të drejtëpërdrejtë tha se  Milatoviç ka lindur në të njëjtin vit, kur Gjukanoviç nisi karrierën politike, si për të përcaktuar epokat e ndryshme që përfaqësojnë.

“Do të duhet të presim më pak se dy muaj, për të parë Jakov Milatoviç në Presidencën e Malit të Zi, me një mandat 5 vjeçar.

Më 21 maj bëhet ceremonia, ku ikën Gjukanoviç dhe vjen Milatoviç.

Është një moment i rëndësishëm pasi shënon ndryshimin e një epoke historike, prej më shumë se 3 dekadash.

Dua t’ju përmend një detaj shumë të veçantë, Jakov Milatovic ka lindur në Podgoricë në vitin 1986, në të njëjtin vit, Milo Gjukanoviç ka filluar karrierën politike.

Janë dy njerëz që përfaqësojnë dy epoka të ndryshme. Milatoviç është një politikan i ri, me vetëm 3 vite eksperiencë.

Ajo që kemi parë mbrëmë në rrugët e Podgoricës ishte një festë, që kishte dhe flamujt serbë apo shenja me 3 gishta, skena këto që nuk e ndihmojnë shumë Milatoviçin.

Na Malin e Zi dhe pjesën më të mëdha në vendet e Ballkanit, edhe kur rezultati është i thellë, urohet kundërshtari po atë natë, nuk pritet që të dalin rezultatet përfundimtare,” tha Linda.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!