Ivan Perisic, pasi fitoi tripletën me Bayern Munchen, është rikthyer tek Interi, me vizion të qartë. Për InterTV, mesfushori anësor kroat tha: “Kam patur një vit të jashtëzakonshëm. Kam fituar tre trofe me një skuadër të madhe, edhe pse në fillim nuk ka qenë e lehtë. Kam patur pak probleme me trajnerin e parë (Kovac).
Në shkurt, kam dëmtuar kaviljen, por pavarësisht nga kjo kemi dalë nga kjo situatë dhe kemi fituar gjithçka. Ka qenë një vit pozitiv, tani jam kthyer, kam akoma edhe dy vite kontratë me Interin.
Shpresoj që në këtë sezon dhe atë të ardhshmin të bëjmë gjëra të mëdha. Jam gati. Brenda skuadrës kam parë një dëshirë të madhe, të gjithë janë gati dhe të gjithë kanë një uri të pabesueshme. Pres që ky sezon të jetë pozitiv.
Sezonin e kaluar, kam parë pothuajse të gjitha ndeshjet e miqve të mi dhe ish-shokëve të skuadrës, isha tifozi i tyre numër një. Është për të ardhur keq sepse kanë qenë afër në të gjitha kompeticionet”, u shpreh Perisic./abcnews.al