Bayern Munchen u rikthye të fitonte Champions Leaguen ditën e diel dhe triumfi i gjermanëve bëri xhiron e botës. Ky ishte trofeu i gjashtë për bavarezët në Europë si dhe ata arritën të bënin tripletën këtë sezon.
Vëmëndje të madhe mori dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Alphonso Davies, i cili ishte një nga më të mirët për Bayernin në këtë sezon. 19-vjeçari mori shumë urime mbas fitores, ku nuk munguan dhe disa fjalë nga Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.
“Një moment historik. Ti i bëre të gjithë kanadezët krenar. Urime për fitoren e madhe, Alphonso,” shkruan në “Twitter” numri 1 i qeverisë. Davies luajti në 35 ndeshje këtë sezon me Bayernin, ku shënoi dhe 4 gola. /abcnews.al
A historic moment – you made Canadians proud out there. Congratulations on the big win, Alphonso! https://t.co/nNoOtxdn3Q
— Justin Trudeau (@JustinTrudeau) August 24, 2020