Pak ditë më parë Tottenham arriti të fitojë derbin e Londrës kundër Arsenalit, ku të besuarit e Jose Mourinhos arritën të triumfonin me rezultatin 2-1. Tekniku portugez ishte shumë i kënaqur me performancën e ekipit të tij dhe mesa duket ka gjetur një mënyrë shumë të mirë për ta festuar.
Mourinho është parë mbas ndeshjes teksa po hynte në shtëpinë e shoqes së tij të ngushtë, Prue Carter-Robinson. Ai kishte veshur një maskë, syze, kapele si dhe kishte një fanellë të Arsenalit në çantën e tij, çka e vërteton dhe më shumë se ai shkoi aty direkte mbas ndeshjes.
Dyshja është njohur 10 vite më parë në Katar, kur ‘’The Special One’’ punonte si komentator sportiv. 57-vjeçari ka një marrëdhënie të ngushtë me Robinson, e cila është nënë beqare me një fëmijë. Ndërkohë nga ana tjetër portugezi festoi vitin e kaluar 30-vjetorin e martesës, por ende nuk dihet nëse ka diçka më shumë mes tij dhe Prues apo thjesht miqësi. /abcnews.al