Fitoi betejën me Covid-19, Boris Johnson rikthehet sot në punë

schedule07:34 - 27 Prill, 2020

schedule 07:34 - 27 Prill, 2020

Kryeministri britanik Boris Johnson rikthehet sot në Doëning Street pas disa javësh pushim, pasi u infektua me koronavirus.

Kryeministri tashmë po përballet me kërkesa nga mbështetësit për të rikthyer ekonominë në normalitet.

Johnson u infektua me Covid-19 disa javë më parë, ndërsa u shtrua edhe në spital. Tre netë kryeministri britanik i kaloi në terapi intensive, ndërsa më pas arriti të fitojë betejën me virusin e ri.

Pas daljes nga spitali kryeministri qendroi i karantinuar në banesën e tij.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i viktimave nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar u rritën me 413 gjatë orëve të fundit, duke e çuar në total në 20.732.