Fitoi 99.15 për qind të votave, Paul Kagame rizgjidhet president i Ruandës

schedule15:37 - 16 Korrik, 2024

schedule 15:37 - 16 Korrik, 2024

Ish-presidenti i Ruandës, Paul Kagame, ka fituar zgjedhjet presidenciale të vendit me një shumicë, që do të thotë se ai do të zgjasë sundimin e tij 24-vjeçar për pesë vjet të tjera, tha komisioni zgjedhor, bazuar në pothuajse 80 për qind të votave të numëruara.

Paul Kagame fitoi 99.15 për qind të votave pasi u numëruan rreth 79 për qind e votave, njoftoi komisioni zgjedhor.

Dy kundërshtarët e tij ndanë më pak se një për qind të votave, thuhet në deklaratë.

Komisioni Zgjedhor deklaroi se 98 për qind e më shumë se 9.5 milionë votuesve morën pjesë në zgjedhjet në Ruandë.

U mbajtën edhe zgjedhjet parlamentare në të cilat u zgjodhën 53 deputetë, ndërsa këtë të martë po mbahen zgjedhjet për 27 mandate të veçanta parlamentare të destinuara për gratë, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Kagame falënderoi qytetarët për besimin e tyre gjatë një fjalimi në selinë e partisë së tij, Fronti Patriotik i Ruandës.

Rezultatet e plota të përkohshme të zgjedhjeve do të shpallen deri më 20 korrik dhe rezultatet përfundimtare deri më 27 korrik. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, Kagame fitoi 98.8 për qind të votave.

Kagame ka qenë udhëheqës de fakto i Ruandës që nga viti 1994 dhe president që nga viti 2000./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!