Fitoi 30 milionë euro në lotari por nuk i tregoi familjes, arsyeja do ju habisë

schedule23:30 - 2 Nëntor, 2022

schedule 23:30 - 2 Nëntor, 2022

Një burrë në Kinë fitoi më shumë se 30 milionë euro në lotari, por nuk do që t’i tregojë gruas dhe djalit të tij pasi i frikësohet idesë se po ta marrin vesh do të bëhen dembelë.

Për të ruajtur anonimitetin, burri i identifikuar thjesht si “Mr.Li” u prezantua në tërheqjen e çmimit i veshur si një personazh filmash vizatimorë.

Ai tha për mediat lokale se ishte shumë i lumtur që kishte fituar çmimin, por nuk donte që kjo gjë të merrej vesh pasi i druhej mendimit që familjarët e tij nuk do të punonin sa duhet në të ardhmen.

“Mr Li” bleu 40 bileta për shorteun në Litang, në qytetin lindor të Nanning dhe në 7 prej tyre kishte përzgjedhur të njëjtët numra, të cilët dolën fitues.

Për të apasionuarit pas lotove, numrat fitues ishin 2, 15, 19, 26, 27, 29, dhe numri Jolly 2.