Fitimi i kupës, Gjoka: E nisim aty ku e lamë

schedule13:20 - 3 Qershor, 2019

schedule 13:20 - 3 Qershor, 2019

Kuksianët ndihen të lumtur pas fitores së Kupës së Shqipërisë. Trajneri Gjoka thotë se e filloi aty ku e la, ndërsa presidenti Gjici, vlerësoi suksesin e arritur në kushte të vështira

E dinë se nuk mund të quhen të suksesshëm, ndryshe. Vetëm trofetë i japin kuptim një sezoni te Kukësi, diçka që vitet e fundit është kthyer në standard nga presidenti Safet Gjici, por edhe nga trajnerët dhe lojtarët ambiciozë të ekipit.

Fitorja e Kupës së Shqipërisë ishte mbyllja më e mirë e sezonit, edhe pse ndaj Tiranës u bë shumë e vështirë në pjesën e dytë. Në stol ishte trajneri Gjoka, ai që mori titullin kampion.

“Është një gjë shumë e bukur që arritëm t’i sillnim Kukësit një trofe pas dy vitesh. Kështu aty ku e lamë, aty po e fillojmë prapë”, tha  Gjoka.

Presidenti Gjici duhej të shprehej i kënaqur, me trofeun e dytë për nga rëndësia, duke shpjeguar edhe pse.

“Patjetër që ne jemi të kënaqur me Kupën e Republikës. Objektivi ishte për trofeun e kampionatit. Meqenëse kemi lozur gjitha ndeshjet jashtë besoj se jemi të kënaqur që justifikohet i gjithë investimi që është bërë për ekipin e Kukësit. Ta gëzojmë tifozeria kuksiane”, tha Gjici.

Kjo ishte Kupa e dytë e Shqipërisë fituar nga Kukësi, që ka katër trofe kombëtarë në pak vjet, si dhe suksese në Europë./ABC News Albania 24/7