Fitim Zekthi në “Provokacija”: Parlamenti nuk ka legjitimitet për ndryshimin e kushtetutës

schedule23:00 - 31 Korrik, 2020

schedule 23:00 - 31 Korrik, 2020

Analisti Fitim Zekthi ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Provokacija” se parlamenti i sotëm nuk ka legjitimitet për ndryshimin e kushtetutës pasi nuk është votuar nga populli.

Ai tha se ka mbrojtur idenë për djegien e mandateve për shkak se kushtet në të cilat u mor ky vendim ishin mjaft problematike dhe të pahasura në asnjë vend tjetër të botës.

“Parlamenti i sotëm nuk ka legjitimitet për ndryshim të kushtetutës sepse nuk është parlamenti i votuar nga shqiptarët. Kjo nuk zgjidhet me Gjuzin, Rryçin apo atë deputetin që vajzat kanë pirë më shumë uiski se ujë me mua. A kanë marrë ata ndonjë votë nga shqiptarët. Sovraniteti ku voton ia delegon vullnetin e tij jo këtyre personave por zotit Basha.

Unë e kam mbrojtur vendimin për djegien e mandateve. Ai është një vendim i padëgjuar në botë por në kushtet tona kemi një qeverisje shumë problematike. Nuk ka ndodhur as në Kolumbi që ministri i Brendshëm të akuzohet për trafik droge.

Këtu kanë ardhur tetë ton hashash që deputetët të kenë bërë trafik droge. Rama i ka mbrojtur me këmbëngulje të madhe. Zotin Roshi. Kjo këmbëngulje është reflektuar edhe në qeverisjen e vendit”, tha Zekthi.

Zekthi tha se që pas luftës së parë botërore nuk ka pasur asnjë vend që të mos ketë gjykatë Kushtetutese, duke e paralelizuar retorikën e Ramës në lidhje me këtë çështje me atë të Musolinit.

“Që pas luftës së parë botërore nuk ka asnjë vend që të mos ketë Gjykatë Kushtetuese. Gjuhën e Ramës nuk e gjen as te Putini, por vetëm te Musolini që nuk e donte kushtetutën.

Jemi në fazën fundore të instalimit të një autokracie. Që të fitosh zgjedhjet duhet një dalje masive e njerëzve kundër qeverisë. Unë kam qenë në fushatën para tre vitesh. Ai kishte emëruar në çdo katund nga tre katër veta. Ata shpërndanin paratë e pushtetit. Si mund ta bllokoj unë”, u shpreh analisti.

Ai u ndal tregoi edhe një fragment nga koha kur ka qenë kandidat për deputet, duke treguar se në zonën e tij shokët e gjimnazit i kishin rrëfyer se kishin marrë nga 5 mln lekë për të garantuar votat e një qendre votimi.

“Në zonën ku unë kam qenë kandidat, ku u ktheva shokët që kam pas në gjimnaz më thanë nuk jemi me tyre. Kemi katër muaj që kemi marrë nga 5 mln lekë për një qendër votimi. Kjo ka ndodhur. Si mund ta ndalojë një parti këtë gjë.

Ky është një vend shumë i vuajtur dhe ka njerëz që nuk kanë lekë për paracetamol”, tha Zekthi./abcnews.al