“Firo” që tani te Kastrioti, largohet gjiganti kroat që u afrua në verë

schedule09:41 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 09:41 - 3 Dhjetor, 2021

Largimet në Superiore kanë nisur. Pasi Kukësi konfirmoi largimin e Albin Gashit, tashmë është Kastrioti që ka mbyllur bashkëpunim me një mbrojtës.

Bëhet fjalë për kroatin Damir Grgic, me të cilin krutanët kanë zgjidhur kontratën shkruan e përditshmja sportive Panorama Sport.

Grgic ishte një nga afrimet e merkatos së verës te Kastrioti dhe luajti në shtatë ndeshje në kampionat, 6 prej të cilave i nisi nga minuta e parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!