Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim firmosin sot marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit. Në orën 10:00 pritet që të takohen krerët e dy partive Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, që të firmosin.
Siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj, pak para takimit është zbuluar edhe slogani i kombinuar, i LSI dhe PD me aleatët e vegjël. “Shqipëria, shtëpia që fiton”, është slogani i opozitës për garën e 25 prillit.
Pak ditë më parë PD firmosi marrëveshje me 13 parti të tjera opozitare duke u regjistruar në KQZ në koalicionin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, shkronjat nistore të koalicionit “PD-AN”.
Sipas marrëveshjes, partitë aleate autorizojnë Lulzim Bashwn, kryetar i Partisë Demokratike që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor. g.v/abcnews.al