Firmosin Haliti e Januzi, Valdet Rama dëshira e kampionëve

schedule13:45 - 27 Gusht, 2020

schedule 13:45 - 27 Gusht, 2020

Merkato në Kosovë është interesante. Ditën e sotme ka qenë klubi i Llapit që ka zyrtarizuar dy lëvizje. Në Podujevë është rikthyer Ahmed Januzi, sulmuesi që vjet ishte pjesë e Prishtinës dhe shënoi 15 gola.

Sot ai ka nënshkruar me Llapin dhe atë e ka shoqëruar edhe Ahmet Haliti, i cili gjithashtu ishte pjesë e skuadrës kryeqytetase sezonin e shkuar. Mbrojtësi qendror është një tjetër lojtar me eksperiencë, i cili ka luajtur edhe në Superiore me Besën dhe Bylisin.

GODITJA E MADHE – Drita kampione po mundohet të përforcohet dhe ta fitojë sërish titullin këtë sezon. Gjilanasit një ditë më parë nënshkruan me Festim Alidemën, i cili u rikthye në Kosovë pas një sezoni në Kroaci me Slaven Belupo.

Ai ka kaluar te Drita në formë huazimi. Drejtuesit e kampionëve të Kosovës nuk duan të ndalen me kaq, pasi “Gazetaolle” në Kosovë raporton se po tentohet të bëhet një goditje e madhe dhe bëhet fjalë për një lojtarë q ëka luajtur edhe me kombëtaren shqiptare.

Valdet Rama është lojtari që Drita dëshiron ta ketë në skuadër. Vjet ai luajti me Meppen në Gjermani, ndërkohë që ka provuar të aktivizohet edhe në Superiore me Kukësin për gjashtë muaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!