Besart Berisha zyrtarisht është bërë me ekip të ri pas eksperiencës në Japoni me Sanfrecce Hiroshima. Sikurse edhe pritej, sulmuesi ka nënshkruar në Australi me skuadrën e Western United. 34-vjeçari kërkohej edhe nga Melbourne Victory, që donte një rezervë për sulmuesin e saj kryesor, Jamie Maclaren.
Berisha nuk ka zgjedhur të bëhet armik i Melbourne Victory dhe ka zgjedhur ta vijojë karrierën te Western United. Wellindton Phoenix ishte gjithashtu një tjetër klub që e donte sulmuesin në skuadër.
Gjithsesi Berisha tashmë ka nënshkruar dhe gjithçka është zbuluar pas një postimi që menaxheri Mario Cenolli ka bërë në llogarinë e tij në “Instagram”. Tanimë sulmuesi rikthehet aty ku ka bërë historinë, duke shënuar 116 gola në 186 ndeshje në A-League. /abcnews.al