Amine Gouiri është lojtari që Jurgen Klopp ka vënë në tryezë. Trajneri gjerman dëshiron të vazhdojë rinovimin e skuadrës dhe përpos interesit të madh për Haaland, diçka duhet të shkojë edhe për sulmuesin francez.
Lojtari u dallua sezonin e kaluar në Ligue 1 duke shënuar 16 gola në 41 ndeshje të luajtura. Klopp dëshiron një zëvendësim natyral për Roberto Firminion dhe futbollisti i Nice është opsioni që i pëlqen më shumë.
Aktualisht, kontrata e sulmuesit zgjat deri në vitin 2024 dhe vlera e ti në treg është 30 milion euro./abcnews.al/