“Firmat janë falsifikuar”, Salianji: Berisha ka “mitting” jo Kuvend, i vërteti me 18 dhjetor

schedule14:11 - 16 Nëntor, 2021

schedule 14:11 - 16 Nëntor, 2021

Deputeti i PD-së Ervin Salinaji e ka cilësuar si një “miting” dhe jo Kuvend Kombëtar të PD-së, thirrjen e Sali Berishës për tu mbledhur më 11 dhjetor. Sipas Salianjit, mbledhja legjitime e Kuvendit Kombëtar të PD-së do të kryhet më 18 dhjetor, pasi sipas tij procedurat për këtë thirrje kanë kaluar sipas statutit të PD-së.

Ndërkohë i pyetur lidhur me firmat e mbledhura nga Sali Berisha, deputeti Salianji është shprehur në ABC live, se janë të falsifikuara pasi sipas tij, di shumë persona që nuk e dinë që e kanë emrin aty.

“I kanë marrë edhe në mënyrë të falsifikuar. Ti nxjerr unë që e pranojnë vetë. Nuk janë delegatë dhe nuk certifikohen pa kaluar sipas statutit. Tani që kalon në kryesi dhe votohet. Kaluan në Kryesi. Hajdeni me datë 18. Këta anëtar qenkan më të mirët.”

“Nuk ka Kuvend dhe ka miting. Kaq njerëz i mbledhin dhe nisma Thurje ka mbledhur njerëz. Është garë dhe diskutim si të bëhet më mirë për PD. A kërkoi Kuvend u dha Kuvendi. Po tani?” tha Salianji.

Sipas Salianjit nuk e e vërteton dot nëse 4200 firmat e pretenduara janë mbledhur apo jo. Sipas tij kartat duhet të verifikohen në ditën kur mblidhet Kuvendi.

“Ku e matim ne këtë. PD ashtu si çdo institucion tjetër jep karta delegatësh duke ju dhënë degëve. Karta e lëshuar vjen e verifikohet sërish ditën e Kuvendit. Si qenka kjo punë që janë delegatë të Kuvendit. Ku e dimë ne këtë. Nuk e vërteton dot këtë. Nuk bëhet kjo që tha Edi Paloka. Kush e tha këtë.”

“A ka thënë lideri historik që nuk kthehem kurrë. Kjo nuk është luftë. Bëhet një betejë për të bërë luftë. Luftë me Amerikën apo me Edi Ramën. Nuk jam në mbështetje të Bashës por demokratëve. Lëvizja e Sali Berishë do i jepte plus PD, por ka zero % që kjo lëvizje të bëjë diçka. Pse 11? Të mbysim simbolin, për çfarë? I kemi thënë Berishës silli firmat t’i verifikojmë. Çojë në protokoll dhe të verifikohen në sekretariat. Si shantazhohen demokratët? Jo jo nuk i sjellin se nuk i kanë. Ne e lehtësuam procesin. U thamë se nëse i keni firmat hajde bëjmë edhe kuvendin në 18. Edhe unë kam 5200 firma të depozituara si do i verifikojnë. Kam edhe unë formularë. Por çfarë do thotë kjo. Ne po themi që po marrim vendimin për të bërë Kuvend me 18.”

“Foltorja po i jep oksigjen qeverisë, se në Kuvend e kanë mendjen tek ata. Nuk ndahet PD. Do ketë vetëm një PD dhe ju e dini që opozita është frymë.” tha Salianji. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!