Firmat franceze braktisin parfumet dhe nisin prodhimin e dezinfektantëve: Do t’i dhurohen autoriteteve shëndetësore

schedule15:35 - 16 Mars, 2020

schedule 15:35 - 16 Mars, 2020

Duke marrë parasysh 4.500 të prekurit me koronavirus dhe 91 të vdekurit në Francë, disa nga markat më luksoze në botë do të kalojnë nga prodhimi i parfumeve në prodhimin e antibakterialëve të duarve.

Konglomerata e të mirave të luksit, LVMH, kompania  e Christian Dior, Guerlain dhe Givenchy, do të ndihmojë autorietet franceze duke prodhuar antibakterial dhe duke ia dhuruar falas.

LVMH tha se do të përdorë facilitetet prodhuese të parfumeve dhe produkteve kozmetike për të siguruar sasi të mëdha xheli hidroalkolik, ose xheli antibakterial a dizinfektant.

Xheli do t’u dërgohet autoriteteve shëndetësore franceze dhe Assistance PUblique-Hospitaux de Paris, një rrjeti prej 39 spitalesh universitare që trajton më shumë se 8 milionë pacientë çdo vit.

“Përmes kësaj iniciative LVMH synon të adresojë mungesën e produktit në Francë dhe të nxisë një numër të madh njerëzish të bëjnë gjënë e duhur për t’u mbrojtur nga virusi,” tha kompania në një deklaratë për shtyp.

LVMH mori këtë nismë pas mungesës në tregjet botërore të produkteve antibakteriale. Sidoqoftë, mënyra më e mirë për të pastruar duart mbetet larja e tyre me ujë dhe sapun. Që produktet antibakteriale të jenë efektive, duhet të kenë të paktën 60% alkool./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!