“Firma për poste”, Berisha vijon replikat me Bashën: Unë kam një mision

schedule21:06 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 21:06 - 1 Dhjetor, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha vijojnë replikat në rrjetet sociale mbi dy kuvendet demokrate në Dhjetor.

Sali Berisha mbajti sot Foltoren e radhës, në vendlindjen e tij, Tropojë. Nga atje, ish-kryeministri akuzoi Bashën se po mbledh firma për Kuvendin e tij në 18 dhjetor, duke premtuar poste për drejtorë e zëvendësministra, në qeverinë e Ramës.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e kreut të PD Lulzim Basha, i cili shkroi se Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit dhe po përpiqet, sipas tij, t’i poshtërojë ata duke përhapur lajme të rreme. Më tej kreu i PD nënvizon se beteja e Berishës është për interesa personale dhe se asnjë trillim sipas tij nuk ia zgjidh hallin.

Lexo edhe: Berisha rikthehet në Tropojë dhe kujton fshatin: Fëmijëria, ku linda dhe u rrita, gjysmë qiellor

Por Berisha ka reaguar sërish. Këtë herë përmes Floriana Garos, zëdhënëse e “Foltores”, e cila shprehet se numri delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit në 11 Dhjetor ka shkuar në mbi 5 mijë dhe se PD ka një mision për të realizuar.

Halli i i vertete i demokrateve dhe i shqiptareve jane deshtimet dhe humbjet e nje pas njeshme te peng kryetarit qe i dhuruan mandatin e trete regjimit me te korruptuar te Europes.

Halli i vertete i demokrateve eshte shperdorimi dhe tradhetia ndaj sakfrificave te tyre per pazaret e kryetarit! Kuvendi Kombetar i dt 11 Djetor i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mije delegateve do te shenoje fundin e pazareve Rama – Basha dhe rikthimin e Partise Demokratike ne misionin e saj te shenjte per rrezimin e regjimit te Edi Rames.

Lexo edhe: Basha tjetër mesazh Berishës: Je “Non Grata”, s’mund të dalësh mbi interesat e PD

Partia Demokratike do ta realizoje kete mision ne aleance me gjithe demokratet dhe qytetaret qe kerkojne shpetimin e Shqiperise permes nje PD me te forte me te hapur dhe me te bashkuar” mbyllet deklarata./ Abcnews.al