Firma me Milanin çështje kohe, Ibrahimovic edhe një sezon si “Djall”

schedule18:59 - 9 Gusht, 2020

schedule 18:59 - 9 Gusht, 2020

Drejtuesit e Milanit kanë vendosur që ta mbajnë të paktën dhe një sezon Zlatan Ibrahimovic. Rinovimi i suedezit pritet të ndodhë shumë shpejt dhe tashmë me Stefano Piolin në stol ai është bindur për ta vazhduar aventurën kuqezi.

Sipas raportimit të “Sky Italia”, kontrata e re do të jetë 1-vjeçare, por në fundin e sezonit të ardhshëm mund të rinovohet sërish për një tjetër vit. 38-vjeçari e tregoi dhe një herë se është në një formë shumë të mirë, realizoi 10 gola në kampionat dhe mund të jetë ende deciziv.

Disa muaj më parë qëndrimi në Milano për Ibrën nuk ishte e sigurt, pasi flitej se në stolin kuqezi do të vinte Ralf Rangnick. Në momentin që Pioli u konfirmua trajner i kuqezinjve, ai është më i lumtur dhe mesa duket kërkon të vazhdojë karrierën e tij te Milani.

Që nga mbërritja e tij në skuadrën kuqezi në janar, Ibra shënoi dhjetë gola në kampionat, ndikoi në rritjen e performancës së shokëve të ekipit dhe ndihmoi që “Djalli” të siguronte kualifikimin në Europa League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!