Firma më e madhe e taksive në Paris “G7” ndaloji, përdorimin e makinës Tesla Model 3 pasi njëra prej tyre u përfshi në një aksident. Një person humbi jetën dhe 20 persona të tjerë u plagosën në aksidentin që ndodhi javën e kaluar. Kompania “Tesla” mohoi akuzat që makina kishte pasur probleme teknike.
Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim për aksidentin e ndodhur. Ministri i Transportit Jean-Baptiste Djebbari deklaroi, se nga hetimet paraprake nuk rezulton që aksidenti të jetë shkaktuar nga një problem teknik. Shefi ekzekutiv i “Tesla-s” për Evropën garantoi, ministrin francez ditën e martë që nuk ka pasur raportime që ky model të ketë pasur probleme teknike.
Makina drejtohej në momentin e aksidentit nga një punonjës i firmës së taksive, që po shkonte në një restorant me familjen e tij . Mediat franceze raportuan që makina u përplasë me dy këmbësorë, një semafor dhe një furgon. Kompania “Tesla” i ka pajisur makinat e saj me një teknologji që i lejon të drejtojnë, të rrisin shpejtësinë dhe të frenojnë automatikisht.
Kritikët e kanë akuzuar kompaninë, që teknologjia e krijuar prej saj nuk e drejton automatikisht makinën dhe që drejtuesit duhet të ruajnë kontrollin e makinës gjatë gjithë kohës. “Tesla” ka deklaruar, që makinat e saj janë të pajisura me një sistem autopilot dhe që në të ardhmen do të pajisen me një sistem të plotë vetëdrejtimi.
Ky sistem po përdoret në versionin beta nga disa shoferë në botë raporton “BBC”. Në fillim të këtij viti autoritetet amerikane nisën një hetim për sistemin autopilot të kompanisë, për shkak të 11 aksidenteve të shkaktuara nga makinat “Tesla” që nga viti 2018. / abcnews.al